”Zgjoi” do të shfaqet në ”Lighthouse International Film Festival”
Filmi i njohur kosovar, ”Zgjoi” po vazhdon me sukseset e tij në festivalet e mëdha ndërkombëtare.
Filmi me regji nga Blerta Basholli do të shfaqet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit ”Lighthouse”, Long Beach Island.
Lajmin e ka bërë të ditur sot festivali përmes një njoftimi në ”Instagram”.
”Zgjoi”, trajton temën e e bazuar në një ngjarje të vërtetë të Fahrije Hotit, si shumë nga të vejat në fshatin e saj patriarkal në Kosovë, duhet të gjejë një mënyrë për të siguruar familjen./21Media
