“Zgjoi” më i shikuari në Cineplexx për vitin 2021
Filmi me regji të Blerta Bashollit “Zgjoi” është bërë filmi më i shikuar në Cineplexx me rreth 31.920 bileta të shitura.
Pas tij vijojnë Fast&Furious 9, Tom and Jerry, Spider-Man, No Time to Die.

‘Zgjoi’ paraqet historia e vërtetë e Fahrijes (Yllka Gashit), e cila, si shumë gra të tjera në fshatin e saj patriarkal, ka jetuar me shpresë të zbehur dhe pikëllim në rritje që kur i shoqi u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Për të siguruar familjen e saj në vështirësi, ajo mbledh gra të tjera në komunitetin e saj për të nisur një biznes që shet ajvarin me salcë me piper të kuq. Së bashku ata gjejnë shërim dhe ngushëllim duke menduar për një të ardhme pa burrat e tyre.
Së fundmi, “Zgjoi” ka hyrë në listën e ngushtë për “Oscars 2022”./21Media