“Zgjoi” pjesë e edicionit të 34 të Festivalit Ndërkombëtar të filmit në Helsinki

 
Filmi “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli do të jetë pjesë e edicionit të 34 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Helsinki.
Aktorja që luan rolin kryesor në këtë film ,Yllka Gashi ka bërë të ditur për të gjithë të interesuarit se datat e shfaqjes së filmit janë:

17.09.21- 16:30 Korjaamo Kino Töölö
19.09.21- 18:15 Maxim 2
21.09.21- 14:30 Maxim 2
25.09.21- 21:00 Korjamo Kino Töölö
26.09.21- 12:00 Festival Scope Online Screenings

“Biletat do të jenë në shitje javën e ardhshme. Shpërndajeni lajmin mes miqëve që jetojnë në Finlandë dhe janë të interesuar ta shohin filmin. Për më shumë informata vizitoni faqen zyrtare të festivalit www.hiff.fi Falemnderit shumë për përkrahjen e dashamirësinë!”, ka shkruar Yllka Gashi në Facebook.

Filmi “Zgjoi”  me regji nga Blerta Basholli fitoi tre çmimet kryesore në festivalin e Sundance.
“Zgjoi” ka për producent Yll Ukën, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë Valon Bajgorën, Agon Ukën, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n. Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj.
“Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Ikonë Studio dhe Industria Film, me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV, ndërsa të drejtat e shitjes globale i ka LevelK./21Media

Back to top button