“Zgjoi” rënditet në listën e ngushtë të nominimeve për çmimet Oscars

Filmi i regjisorës, Blerta Basholli “Zgjoi”, po vazhdon të shkruajë histori. Parashikuesi i Oscars dhe çmimeve Emmy, Clayton Davis, ka vendosur filmin në listën e ngushtë të filmave të nominuar për çmimet Oscar,
Çmimet e hershme pararendëse kanë filluar dhe gara për 15 filmat më të mirë që do të hyjnë në listën e ngushtë më 21 dhjetor është duke u zhvilluar.
“Drive My Car” i Japonisë nga Ryusuke Hamaguchi po kryeson për momentin, madje duke zgjedhur një raft të lartë prestigjioz çmim nga Rrethi i Kritikëve të Filmit të Nju Jorkut si filmi i tyre më i mirë.
“Hive” apo “Zgjoi” është rënditur në mesin 15 filmave që pritet të nominohen në listën e ngushtë për çmimet Oscars, listë e cila do të bëhet e ditur përfundimisht më 21 dhjetor të këtij viti.
“Zgjoi” sjellë historinë e vërtetë të Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë
Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami./21Media

Back to top button