Kaloni te përmbajtja kryesore

Zharku inspekton punimet në rreth-rrotullimin Prishtinë – Lipjan

Projekti është financuar nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë 242,310.27 euro

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, vizituan punimet në asfaltimin e rreth-rrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë – Lipjan.

Projekti i ndërtimit të rreth-rrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë – Lipjan është financuar nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë 242,310.27 euro.

Po ashtu, në këtë vit do të përfundohen edhe projektet të tjera të rëndësishme për komunën e Lipjanit, si rruga e cila do të lidhë qytetin e Lipjanit me magjistralen Prishtinë-Shkup dhe rikonstruksioni i rrugës në Gadime, si dhe disa projekte të tjera.

Investimet e bëra nga MI në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Lipjan po ndihmojnë në përmirësimin e jetës së banorëve të kësaj pjese, zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen më të mirë të njerëzve dhe mallrave, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Infrastrukturës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button