Kaloni te përmbajtja kryesore

Zhdrella bëhet Drejtor Sportiv në klubin e Llapit

Ish-mesfushori i spikatur, Mentor Zhdrella, është emëruar Drejtor Sportiv i klubit KF Llapi.

34-vjeçari veteran është prezantuar sot në prani të trajnerit Tahir Batatina, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje Zhdrellës.

Zhdrella është shprehur i kënaqur me emërimin e tij në pozitën e Drejtorit Sportiv, teksa pas emërimit është prononcuar për faqen zyrtare të klubit.

“Falënderoj bordin drejtues të klubit, Presidentin e klubit z. Beqir Batatina për besimin. Jam jashtëzakonisht i lumtur për emërimin tim në këtë pozitë kaq të rëndësishme. Kemi shumë punë për të bërë dhe me organizimin që ka bërë klubi besoj do ia dalim t’i arrijmë objektivat tona”, deklaroi Zhdrella.

Bordi drejtues i klubit ka vendosur për Zhdrellën në pozitën e Drejtorit Sportiv pasi që kontributi i tij për Llapin në të kaluarën si futbollist ka qenë i jashtëzakonshëm, thuhet në njoftimin e klubit. /21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button