Zhduken dy gra në Ferizaj

Dy gra janë zhdukur në Ferizaj, në dy raste të ndara.
Një vëlla raportoi në polici se motra e tij është larguar nga shtëpia mesnatën e së dielës dhe nuk është kthyer më.
Ndërkohë, një burrë tjetër raportoi se rreth mesditës të së shtunës gruaja e tij ka dalë nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj. /21Media