Zhduken vëlla e motër në Hajvali
Rasti nën hetime
Dy fëmijë të mitur, vëlla e motër janë zhdukur dje në Hajvali. Rastin e kanë raportuar prindërit e tyre në polici.
“Dy ankuesit një femër dhe një mashkull K-Shqiptar kane raportuar se dy fëmijët e tyre të mitur një femër dhe mashkull K-Shqiptar janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.”, raporton policia.
Po hetohet rasti./21Media