Zhduket aktorja e njohur, familja ka disa ditë që po e kërkon
Aktorja nga Britania e Madhe, Tanya Fear është raportuar e zhdukur.
Sipas familjarëve të aktores, ajo është parë së fundmi herë të enjten dhe që nga atëherë askush nuk di gjë për të.
Tashmë është krijuar një hashtag #FindTanyaFear apo “Gjejeni Tanyan”, kjo për qëllim që të mbledhen sa më shumë informacione që do rezultojnë pozitive në gjetjen e aktores 31 vjeçare.
Menaxheri i së njëjtës, Alex Cole ka deklaruar se herën e fundit që e ka parë, afër një javë më parë, ajo ka qenë mirë.
Siç është bërë e ditur, aktorja së fundmi herë ishte parë në një dyqan në Santa Monica Boulevard./21Media
