Zhduket e një e miturë në Pejë

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në qytetin e Pejës.
Sipas raportit 24-orësh, zhdukjen e saj e ka bërë të ditur babai, duke njoftuar se ajo ka dalë dhe nuk është kthyer më.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.