Zhduket një 17 vjeçare nga Ferizaj, u largua nga shtëpia tri ditë më parë

Një 17 vjeçare nga Ferizaj është larguar nga shtëpia tri ditë më parë, dhe familjarët nuk dinë asgjë për të.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më datë 05.05.2025, rreth orës 02:00, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast për një person të zhdukur femër, 17 vjeçare. Sipas nënës së saj aj më 02.05.2025, rreth orës 19:30, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Në momentin e largimit, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, është rreth 170 cm e gjatë, peshon rreth 83 kg, me flokë dhe sy ngjyrë kafe. Rasti i është referuar njësitit të hetimeve rajonale për veprime të mëtejme. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Veseli. /21Media

Back to top button