Zhduket një e mitur

 

Policia ka bërë të ditur se të premten një burrë kosovar nga Vitia ka raportuar se motra e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

”Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se  motra e tij-viktima femër kosovare e mitur me problem psikike ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Sipas ankuesit, kjo nuk është hera e parë”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin, është informuar edhe prokurori./21Media

Back to top button