Zhduket një fëmijë në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Një fëmijë është raportuar i zhdukur sot në Fushë Kosovë.
Lidhur me rastin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë portalit rtv21.tv se hetuesit në koordinim me familjen dhe institucionet përkatëse janë duke e trajtuar këtë rast.
“Person i zhdukur, është raportuar në stacionin policor të Fushë Kosovës. Hetuesit në koordinim me familjen dhe institucionet përkatëse po trajtonë informacionet që ndërlidhen me rastin dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore”, tha Ahmeti. /21Media