Zhduket një grua bashkë me dy fëmijët e saj

Në Gjakovë një grua bashkë me dy fëmijët e saj raportohen se janë zhdukur që nga 27 marsi.

Një burrë ka njoftuar në polici zhdukjen e gruas së tij bashkë me dy fëmijët e saj, nga një martesë më parë, të cilët janë 11 e 12 vjeç.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e cekur bashkëshortja e tij kosovare së bashku me dy fëmijët e saj djalë dhe vajzë të moshës 11 dhe 12 vjeç që i kishte pas nga martesa e mëhershme janë larguar nga shtëpia e tij dhe nuk duhet vend ndodhja e tyre”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Njësitë policore janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori./21Media

Back to top button