Zhduket një grua në Gjakovë

Ditën e hënë është zhdukur një grua në Gjakovë, në drejtim të panjohur.
Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ky rast është raportuar nga shoqja e saj, ku sipas saj viktima është larguar në drejtim të panjohur me një person të panjohur.
“Gjakovë 18.11.2024-12:55. Një femër kosovare, ka raportuar se shoqja e saj viktima femër kosovare është larguar në drejtim të panjohur me një person të panjohur. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim. /21Media