Zhduket një person në Fushë Kosovë

Një person nga Fushë Kosova dyshohet se është zhdukur.

Policia ka njoftuar se nga të afërmit është raportuar se ai ka dalë nga shtëpia rreth orës 3:30 të hënën.

Që atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Rasti është duke u hetuar.

Back to top button