Zhduket një person në Kaçanik, nis operacioni për kërkim

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se duke zhvilluar një operacion kërkimi në Komunën e Kaçanikut, pas pranimit të një njoftimi për një person të zhdukur.

“Pas marrjes së informatës, ekipi operativ është mobilizuar dhe ka filluar kërkimet, duke angazhuar operatorët e dronëve për mbikëqyrje ajrore të zonës së identifikuar. Përdorimi i dronëve po mundëson skanimin e shpejtë dhe të detajuar të terrenit.”, thuhet në njoftim

“Operacioni është në zhvillim dhe ekipi mbetet i përqendruar në lokalizimin e personit të zhdukur dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme.”, përfundon njoftimi.

Back to top button