Raportohen të zhdukura dy vajza të mitura

Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura në Kosovë në 24 orëshin e fundit.

Në stacionin policor në Ferizaj një nënë ka raportuar se vajza është larguar nga shtëpia mëngjesin e 23 shtatorit dhe nuk është kthyer.

“Ankuesja femër kosovare me datë 26.09.2024 ka informuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi Policia.

Dhe në Suharekë, të enjten nëna ka raportuar në Polici se vajza e saj ishte larguar.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, njoftohet nga raporti i Policisë së Kosovës.

Back to top button