Zhduket një vajzë nga Gjilani
Policia ka bërë të ditur se dje një grua nga Gjilani ka raportuar se vajza e saj është zhdukur.
”Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./21Media