Zhduket vajza e një zyrtari policor

E mitura u largua nga shtëpia

Një vajzë e mitur është zhdukur dje në orët e para të mëngjesit në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Gjakovë.

Sipas raportit të policisë rastin e ka lajmëruar babai i saj i cili është edhe zyrtar policor.

Sipas tij vajza ka dalë nga shtëpia të premten rreth orës 01:30.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar zyrtarë policorë ka informuar se e bija e tij e mitur femër K-Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, ka bërë të ditur policia.

Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button