Kaloni te përmbajtja kryesore

​Zhegrova shënon dy gola në fitoren e Lille

Edon Zhegrova po dëshmon gjithnjë e më shumë se është në një formë shumë të mirë.

Ai sot e ka ndihmuar skuadrën franceze Lille për të marrë tri pikë të reja në kampionat duke shënuar dy gola brenda dy minutave në fitoren prej 3-1 ndaj Lorient të dielën.

Reprezentuesi kosovar u inkuadrua në minutën e 82’ dhe shënoi menjëherë për t’i dhënë një fitore të madhe skuadrës së tij.

Lille tani ka 52 pikë dhe pozicionohet në vendin e pestë në tabel.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button