Zhvillimet kryesore të ditës në Ukrainë

Pasojat për botën e pushtimit rus të Ukrainës po përkeqësohen dhe “ndikimi në sigurinë ushqimore, energjinë dhe financat” është “i rëndë”, sipas shefit të OKB-së, Antonio Guterres.
Bisedimet midis Rusisë dhe Turqisë për të lejuar rifillimin e eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës kanë përfunduar pa zgjidhje.
Ukraina ka hedhur poshtë garancitë “boshe” të ministrit të jashtëm të Rusisë se Moska nuk do të përfitojë nga situata nëse Kievi lejon dërgesat e grurit të largohen përmes Detit të Zi.
Beteja për kontrollin e qytetit kyç lindor të Severodonetskut vazhdon, derisa Rusia përpiqet të pushtojë të gjithë rajonin e Luhanskut. Guvernatori rajonal, Serhiy Haidai tha se luftëtarët ukrainas tani mbajnë vetëm periferi të qytetit, shkruan BBC.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se mbrojtësit në Severodonetsk po u shkaktojnë humbje trupave ruse.
Më shumë se 1000 ushtarë ukrainas të kapur në Mariupol thuhet se janë transferuar në Rusi, sipas Itar-Tass, agjenci shtetërore ruse e lajmeve./21Media

Back to top button