Zhvillimet rreth ekspozitës, kërkohet urgjentisht takim me ministrin Andin Hoti

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami dhe Sala Jashari, kanë paralajmëruar se të hënën do të dorëzojnë kërkesë për thirrjen e një takimi urgjent me Ministrin për Çështje të Personave të Zhdukur, Andin Hoti.

Behrami, në cilësinë e zëvendëskryetarit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione, bëri të ditur se iniciativa po ndërmerret bashkë me deputeten Sala Jashari.

Sipas tyre, arsyeja e kësaj kërkese lidhet me zhvillimet e fundit, për të cilat ata vlerësojnë se Kosova “po përballet me një front të trefishtë për ndryshim të historisë”.

Back to top button