Zhvillimi i bletarisë në vendin tonë

Shqetësuese mbetet problemi me eksportin e mjatës

Bletari Fadil Kukleci në emisionin “Start Up” në RTV 21 ka thënë se bletaria ka më shumë përparësi se degët tjera.

“Bletaria si degë është degë e bujqesisë si të gjitha degët tjera,blegtoria, pemëtaria mirepo për dallim nga këto degë bletaria ka një përparësi shumë më madhe se sa degët tjera për arsye sepse me një investim shumë më të vogel arrihet rezultate shumë më të medha” ka thënë Kukleci.

Ai ka thënë se për tu marrë më bletari së pari duhet plotësuar dy kushte: bletari nuk duhet të jëtë alergjik në thumbimin e bletës dhe duhet ta duash bletën.

Në anën tjetër Zef Deda nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë tha se shqetësuese është problemi me eksportin e mjaltës.

“Ne i plotësojme nevojat e tregut të brendshëm .Një cështje tjetër që është shqetësuese që unë dua ta paraqes, është problemi me eksportin e mjaltës dhe dyllit të bletës” tha Deda.

Ai ka treguar se disa bletarë kanë provuar ta eksportojnë dyllin e bletës në Kroaci dhe kanë hasur në vështirësi .

“Ne si ministri kemi filluar menjëherë të kontaktojmë me palët relevanete me Komisionin Evropian dhe jemi konsultuar edhe me autoritetet vendore. Faktikisht ështe një rregullore e Komisioni Evropian që ështe nxjerrë në vitin 2010 ku brenda kesaj rregullore është një listë ku Kosova fatkeqësisht nuk është e përfshirë.Ne jemi duke punuar si Minsitri e Tregtisë që me adresu këtë çeshtje jo vetëm te Kroacia sepse kjo vlen për krejt vendet e Bashkimit Evropian”ka thënë Deda./21Media

 

 

Back to top button