Zinchenko gati për paraqitjen e radhës me Arsenalin

Oleksandr Zinchenko është në gjendje të mirë para se Arsenali të kthehet në Premier Ligë.
25 vjeçari është kufiziuar me vetëm nëntë paraqitje në të gjitha kompeticionet, por ai pretendon se është gati të ndikojë kur të rifillojnë pas pushimit të Kupës së Botës.
“E dini, unë kam pak shtrëngim muskulor, por jam pothuajse gati, kështu që mos u shqetësoni për këtë. Natyrisht që po punoj shumë për të rikthyer formën time dhe për të qenë me ekipin sa më shpejt që të mundem. Është ndenja më e keqe…. Dy muajt e fundit jam munduar shumë, shpresoj se gjithçka të mbetet në të kaluarën. Jam i emocionuar për pjesën tjetër të sezonit”, ka thënë ai.
Më 26 dhjetor, përballja e Arsenalit me Ëest Ham United./21Media

Back to top button