Zjarr masiv në Tepelenë, mbërrin helikopteri

Një zjarr i madh po rrezikon seriozisht një lagje të Tepelenës

Raportohet se në orët e para të mëngjesit ka mbërritur një helikopter nga Tirana për të neutralizuar flakët e zjarrit në lagjen “15 Shtatori”.

Zjarri kishte filluar mbrëmë rreth orës 21:30 në kodrën e qytetit të Tepelenës vijojnë të djegë disa hektar me pyje.

Zjarri ka vijuar gjatë gjithë natës dhe aktualisht raportohet se janë djegur rreth 3 hektar me pyje.

Në terren janë akoma shërbimet e Emergjencave Civile 20 forca ushtrie dhe zjarrfikëset nga Gjirokastra, të cilët po normalizojnë situatën.

Nga ana tjetër nga vatra e zjarri rrezikohet spitali dhe depot e ujit. Behet e ditur se është kërkuar ndërhyrja me helikopter për të bërë të mundur normalizimin e situatës.

Back to top button