Zjarr në Dobërllukë të Vushtrrisë

Një zonë fshatit Dobërllukë të Vushtrrisë është përfshirë nga zjarri.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Përveç dëmëve materiale nuk raportohet për të lënduar.
“Vushtrri 27.o8.2024 Rreth or 12:00, është raportuar për zjarr në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë. Nga informatat e para përveç dëmeve nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Zahiti.
Ai ka bërë të ditur se njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.
Ndërsa, njësitë relevante kanë nisur hetimet për zjarrin./21Media