Zjarr në Kamenicë, digjen 10 hektarë tokë

Dhjetë hektarë fusha janë djegur në Shipashnicë e poshtme, Kollolec, Dajkoc, Muçivërc të Kamenicës dje rreth orës 16:00.
Lidhur me rastin nuk është raportuar për të lënduar apo dyshuar. Ndërsa, Policia rastin e ka cilësuar si “Zjarrvënie”.
“Pas marrjes se informatës për ndezje të zjarrit në fushat e lokacioneve të cekura, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë vërejtur se zjarri ishte në rritje. Njësiti i zjarrfikësve fillimisht ka shuar zjarrin, mirëpo më vonë është përhapur duke u zgjeruar dhe ka përfshirë një sipërfaqe rreth 10 hektarë”, thuhet në raportin e Policisë.
Zjarri është futur nën kontrollë nga Njësiti i zjarrfikësve./21Media

Back to top button