Zjarr në kodrat e Ksamilit

Nuk ndalen zjarret në Shqipëri. Një tjetër vatër është aktivizuar këtë pasdite në zonën e gjelbër në hyrje të Ksamilit.
Prej disa orësh, flakët kanë përfshirë një pjesë të kodrës dhe po vijojnë të përhapen.  Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se zjarri ka nisur rreth orës 16:00.
Ende nuk ka të dhëna nëse zjarri është ndezuar për shkak të temperaturave të larta për pakujdesi, apo nëse ngjarja është e qëllimshme./vizionplus

Back to top button