Zjarr në Krushë të Vogël, zjarrfikësit dhe policia në vendin e ngjarjes

Njësia e Zjarrfiksëve të Prizrenit dhe Policia janë duke u përpjekur për ta shuar një zjarr në afërsi të fabrikës së verës në Krushë të Vogël.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Sipas Policisë janë duke u djegur mbeturinat dhe ky zjarr nuk paraqet rrezik për qytetarët.
“Njësia e zjarrfiksëve të Prizrenit dhe Policia janë ne vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë përpjekje për shurjen e zajrrit Ekipet janë ne vendin e ngjarjes dhe janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet! Nuk paraqet rrezik për qytetaret! Thuhet se një objekt përciell në afërsi të bodrumit janë duke u kallë mbeturina”, ka thënë Veseli./21Media

Back to top button