Zjarr në një depo nafte në Shën Petersburg

Dhjetra zjarrfikës po punojnë për të shuar zjarrin që po digjet në një depo nafte në Shën Petersburg, thanë autoritetet ruse.

Videot nga zona e postuara në mediat sociale tregojnë një shtëllungë të madhe tymi të zi që ngritet ndërsa dëgjohen shpërthime.

Zjarri u raportua për herë të parë në orën 10:59 me orën lokale, tha Ministria e Situatave të Emergjencave të Rusisë. Një hangar prej 80 me 10 metra është përfshirë nga flakët, por zona e plotë e zjarrit është ende duke u përcaktuar, tha ministria. Rreth orës 13:00 në vendngjarje kanë qenë 60 zjarrfikës dhe 12 automjete emergjente

Gazeta ruse e lajmeve në internet Fontanka raportoi se zjarri ishte në depon e naftës Ruchi.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për viktima./21Media

Back to top button