Zjarr në një lokal kafeje në Ferizaj, deklarohet policia

Një incident me zjarr ka ndodhur pasditen e sotme në një lokal kafeje në Ferizaj. Ngjarja është raportuar rreth orës 14:36, në kryqëzimin e rrugëve “12 Qershori” dhe “Zenel Hajdini”.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se nuk raportohet për të lënduar, teksa shtoi se në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë dhe zjarrfikësit.
“Sot, rreth orës 14:36, në rrugë kryqin me rrugët “12 Qershori” dhe “Zenel Hajdini” në Ferizaj është raportuar për një incident zjarri në një kafeteri. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me menaxhimin e situatës. Nuk raportohet për të lënduar. Ndërkohë, zjarrëfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë rast, do të njoftoheni me kohë”, tha Veseli për portalin rtv21.tv /21Media