Zjarr në një ndërtesë në Dubai

 
Një zjarr shpërtheu në një ndërtesë banimi në zonën Al Barsha të Dubait të premten.
Mbrojtja Civile e Dubait në Twitter tha se ekuipazhet e saj e vunë nën kontroll zjarrin “brenda 14 minutash”, shkruan The National News, përcjell rtv21.tv.
Një fotografi e publikuar nga mbrojtja civile tregonte një vinç që përdorej për të ndihmuar zjarrfikësit në shuarjen e flakëve.
Nuk raportohet për viktima nga incidenti. Shkaktarët e zjarrit nuk janë bërë të ditur./21Media

Back to top button