Zjarr në objektin e Komunës së Prishtinës
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot rreth orës 15:00 ka marrë informatë për shpërthimin e një zjarri nga një trafo elektrike në objektin e ri të Komunës në lagjen Dragodan.
Nga zjarri nuk raportohet sa ka pasur të lënduar, ndërsa punëtorët dhe personat e gjendur brenda komunës janë evakuuar.
Zjarri është vënë në kontroll nga ekipi i zjarrfikësve.
“Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarr i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës./21Media