Zjarr në Oshlak, kërkohet ndihmë vullnetarëve për shuarjen

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” ka apeluar për ndihmë për shuarjen e zjarrit dhe lokalizimin e tij në zonën e Oshlakut.
Sipas kësaj drejtorie angazhimi në këtë drejtim është i nevojshëm në mënyrë që zjarri mos ta përfshijë sipërfaqen e pishave.
“Të dashur banorë lokalë të vendbanimeve përreth Parkut Kombëtar Sharri dhe ju dashamirë të natyrës, në këto momente jemi duke u ballafaquar me një zjarr sipërfaqësor në zonën menaxhuese Oshlak dhe ju ftojmë të na dilni në ndihmë për shuarjen e zjarrit deri sa nuk e ka përfshi sipërfaqen e pishave”, thuhet në thirrjen e Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”.
Në këtë njoftim është publikuar edhe numri kontaktues ku mund të lajmërohen vullnetarët për shuarjen e zjarrit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?