Zjarr në Parkun e Pishave në Sllatinë, angazhohen forca shtesë për shuarjen e tij

Parku i pishave në Sllatinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi.
Ai ka thënë se kanë angazhuar ekipe shtesë për shkak të sipërfaqes së madhe që është përfshirë nga zjarri.
“Po, në ora 09:30 është pranuar informata për zjarr në Parkun e pishave në Sllatinë. Ekipi i zjarrfikësve ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ishte e përfshirë nja sipërfaqe e madhe nga zjarri. Kemi angazhuar personel shtesë pra 10 persona”, tha Gashi për rtv21.tv.
Shefi i zjarrfikësve tha se në vendin ngjarjes janë gjithsejtë 14 zjarrfikës dhe 3 automjete dhe se ekipet ende janë duke vazhduar me shuarjen e zjarrit./21Media