Zjarr në repartin e psikiatrisë në Spitalin e Pejës

Sot në një dhomë të Repartit Psikiatrik ku ka qenë duke u trajtuar një pacient, ka shpërthyer një zjarr ku është djegur dysheku dhe shtrati i pacientit. Kështu kanë deklaruar nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës.
“Ndërhyrja e shpejt e Personelit të Spitalit me aparate për fikjen e zjarrit ka bërë që zjarri të lokalizohet menjëherë dhe pacientët të evakuohen me kohë”, thuhet në njoftim.
Spitali ka njoftuar se një pjesëtar i Sigurimit është lënduar gjatë intervenimit.
Ndërsa nuk raportohet për dëme të mëdha./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button