Zjarr në Tetovë, komani private angazhohen për largimin e styroporit
Zjarr i madh ka kapluar një objekt në dalje të Tetovës, gjegjësisht përball Vero Jumbo në afërsi të stacionit të autobusëve.
Ish objekti i “Makedonija Tabak” është përdorur si fabrikë dhe depo për prodhimin e materialeve për ndërtimtari. Zjarrfikësit po mundohen të lokalizojnë flakët. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar ose viktima nga zjarri.
Edhe kompani private janë angazhuar për shuarjen e zjarrit në ish objektin e “Makedonija Tabak”, gjegjësisht në fabrikën dhe depon për prodhimin e styroporit, materialit për izolim gjatë ndërtimit. Shumë ekipe po mundohen të largojnë sa më shumë sasi të styroporit, pasi është lëndë djegëse.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe vetura të ndihmës së shpejtë, mirëpo fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes ka edhe karrotecë të cilët po largojnë makinat e parkuara që po pengojnë ndërhyrjen e autoriteteve. Në vendin e ngjarjes është edhe kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami./TV21