Zjarr në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, Policia jep detaje për RTV21

(Lajm i përditësuar)

Një incident zjarri ka ndodhur sonte në Tregun e Gjelbërt të Prishtinës.

Rastin për portalin rtv21.tv  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në tregun e gjelbërt në Prishtinë. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”, ka njoftuar Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se bazuar në të dhënat e deritanishme, është raportuar vetëm për dëme materiale.

Zjarr te Tregu i Gjelbër në Prishtinë

Zjarr te Tregu i Gjelbër në Prishtinë, në vendngjarje janë Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit.

Nuk dihet se a ka persona të lënduar.

RTV21 ka siguruar video nga vendi i ngjarjes, ndërsa po pret një përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës.

Back to top button