Digjen Kurorat e Luleve në Varrezat e Dëshmorëve

Para disa ditësh janë djegur kurorat e luleve në varrezat e dëshmorëve në Gjilan

Këtë rast e ka konfirmuar policia e Gjilanit dhe po ashtu edhe kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri e ka dënuar dënuar djegien e kurorave të varrezave duke e cilësuar këtë akt si qyqar.

“Akti i djegies së kurorave të luleve te varrezat e dëshmorëve është qyqar, i papranueshëm dhe si të tillë e dënoj ashpër. Kërkoj nga organet e drejtësisë që sa më shpejt ta zbardhin këtë akt të shëmtuar dhe autorët ta marrin dënimin meritor”, ka thënë Haziri.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili ka thënë se rasti ka ndodhur para disa ditëve dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes me të marrë njoftimin dhe nga hetimet e hetimet e para është parë se janë djegur disa kurora të përmendoreve të dëshmorëve ku nuk  ka dëme dhe prokurori i shtetit e ka cilësuar rastin si zjarrvënie.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button