Zjarret në Maqedoni nuk po ndalen, duhen 50 vite që të riparohet pylli i djegur

 
Zjarret kanë shkatërruar me qindra hektarë pyje. E për t’u riparuar nevojiten më së paku 50 vite thotë drejtoresha e Pyjeve Nacionale në Maqedoninë e Veriut, Julijana Nikolova. Shumica e zjarreve janë lokalizuar por ende ka zjarre aktive. Gjegjësisht zjarre ka në disa zona në Shkup, Strumicë, Kumanovë, Ohër, Manastir dhe rajonin e Shtipit, Koçanit e Gjevgjelisë.
“Vlerësimi i dëmeve bëhet më vonë kur do të përfundojnë zjarret. Drejtohen ekipe në terren pasi që vlerësimi i parë është i rëndë pasi që bëhet fjalë për lloje të ndryshme të drunjëve. Në vitin 2019 ka pasur 402 zjarre ndërsa në vitin 2020, 102 zjarre”, deklaroi Julijana Nikolovska, drejtoreshë e NP Pyjet Nacionale.
Dëmet e shkaktuara nga zjarret janë të mëdha shton Nikollovska. Ajo thotë se ende nuk dihen shkaqet e për shkaktimin e zjarreve.
“Prej 2017 deri në vitin 2020 ka rreth tre miliarda denarë dëme. Në vitin 2020 dëmi në para është rreth 81 milionë, ndërsa në vitin 2019 dëmi ka qenë 808 milionë. Vërtetë dëmi është i madh por dëmi më i madh i shkaktohet ekologjisë. Prej kësaj shkaktohen edhe vërshime dhe pasojat janë shumë të mëdha”, shton më tej Nikolovska.
Ndryshe helikopterë të Armatës nga mëngjesi po shuajnë zjarret në pikat më kritike. Zjarri më i madh është në pyllin “Sredna” në Dellçevë dhe vështirë është të vihet në kontroll për shkak të terrenit të pakalueshëm, barit të thatë dhe erës. Nga zjarri që të martën përfshiu Koçanin, flakët shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, djegie të makinave, dy shtëpive dhe të stallave./21Media

Back to top button