RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaLajm i perditesuar
Zjarret në rajon, autoritetet shpallën gjendje të jashtëzakonshme
📰 Lajm i perditesuar

Zjarret në rajon, autoritetet shpallën gjendje të jashtëzakonshme

Pas Shqipërisë edhe Maqedonia e Veriut po përballet me zjarre që kanë dalë jashtë kontrollit, e që po shkaktohen nga temperaturat e larta të ditëve të fundit, që kanë përfshirë pjesën më të madhe të E

nga Venera Grabanica17 korrik 202417 korrik 2024

Pas Shqipërisë edhe Maqedonia e Veriut po përballet me zjarre që kanë dalë jashtë kontrollit, e që po shkaktohen nga temperaturat e larta të ditëve të fundit, që kanë përfshirë pjesën më të madhe të Evropës Jugore.

Autoritetet maqedonase shpallën gjendje të jashtëzakonshme dhe po kërkojnë ndihmë, pasi 31 vatra të reja të zjarreve shpërthyen në të gjithë vendin ballkanik, pa dalje në det në 24 orët e fundit. Një zjarrfikës u raportua të jetë lënduar në Manastir.

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian është duke ndihmuar, sipas komisionarit të BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic. Katër avionë, dy prej tyre nga Turqia, po ndihmojnë  zjarrfikësit, së bashku me qindra personel ushtarak.

Me zjarre po përballet edhe Italia. Ministria e shëndetësisë e këtij vendi ka vendosur 12 qytete nën paralajmërim për siç ka thënë më të keqen që mund të vijë. Kjo pasi një valë e nxehtë nga Afrika ka përfshirë Evropën Jugore, me temperaturat që kanë kaluar 40 gradë Celsius. Shërbimi i mbrojtjes civile raportoi se mori 18 thirrje për ndihmë të hënën për shuarjen e zjarreve që shpërthyen në disa rajone jugore.

Në Spanjë poashtu mot përvëlues, me shërbimin kombëtar të që tha se termometri ka regjistruar 44 gradë Celsius, në disa zona.

Edhe në Bullgari situatë e ngjashme. Kryeministri i këtij vendi, Dimitar Glavchev u bëri thirrje qytetarëve që të jenë “shumë të kujdesshëm” pasi  temperaturat e larta të martën shkaktuan ndezjen e disa zjarreve në këtë vend. Situata aktualisht është nën kontroll, tha Glavçev, por kujtoi se kushtet e motit nënkuptojnë se zjarret mund të shkaktohen lehtësisht edhe nga pakujdesia më e vogël.

Paralajmërime për kujdes nga moti i nxehtë ka lëshuar edhe Turqia. Në qytetin e Stambollit, banorët, veçanërisht të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët dhe ata me probleme shëndetësore, u këshilluan që të shmangin daljen nga ora 10:00 deri në orën 16:00.

Bashkimi Evropian ka marrë vendimin për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë në luftimin e zjarreve në male. Një zëdhënës i Komisonit Evropian, Balazs Ujvari, tha se katër helikopter dhe tre aeroplanë për shuarjen e zjarrit janë dërguar në Maqedoninë e Veriut që është në gjende të krizës për më shumë se 30 ditë. Ai tha se helikopterë për shuarjen e zjarrit janë dërguar në Bullgari nga Republika Çeke. Shqipëria ndërkohë ka kërkuar nga Komisoni Evropian që të ndihmojë për shuarjen e zjarrëve të cilat kanë kapluar fillimisht jugun dhe pastaj dhe veriun e vendit./21Media

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
LAJMI TJETËR →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Lexo edhe

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

3 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë