Zjarret shpërthejnë në Greqi, Spanjë dhe Itali, valët e të nxehtit po përhapen në të gjithë Evropën
Zjarret vazhdojnë të përhapen në vende të Evropës, ku vala e të nxehtit ka intensifikuar kushtet e thatësirës.
Megjithëse temperaturat janë ulur në Francë dhe Britani të Madhe, zjarrfikësit janë ende duke luftuar me flakët në Greqi, Spanjë dhe Itali.
Zjarret në jugperëndim të Francës kanë nisur të vihen nën kontroll.
Në Greqi , rreth 500 zjarrfikës janë duke shuar zjarrin në malin Penteli, në veri-lindje të kryeqytetit Athinë, ndërsa efektet e valës së të nxehtit vazhdojnë.
Tre aeroplanë dhe katër helikopterë u vendosën në agim për t’i ndihmuar ata të luftojnë zjarrin, tha shërbimi zjarrfikës. Erërat mbi 80 km/h (49 milje/orë) e kanë bërë më të vështirë kontrollin, raporton Stephen Ryan i BBC.
Pothuajse të gjithë transportuesit e ujit në rajon janë vendosur, me mbështetje shtesë që vjen nga shumica e rajoneve të tjera në vend, tha shërbimi zjarrfikës.
Qindra janë evakuuar nga zonat përreth, duke përfshirë Gerakasin lindor, ku jetojnë rreth 30,000 njerëz. Një spital pediatrik dhe Observatori Kombëtar i Athinës janë evakuuar gjithashtu./21Media