Zjarrfikësit e Gjilanit shuajnë zjarrin fushor në Pogragjë
Zjarrfikësit e Gjilanit kanë shuar zjarrin fushor në fshatin Pogragjë, i cili ishte përhapur në hapësirë prej 20 hektarësh. I pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka përgëzuar zjarrfikësit angazhimin e ja
Zjarrfikësit e Gjilanit kanë shuar zjarrin fushor në fshatin Pogragjë, i cili ishte përhapur në hapësirë prej 20 hektarësh. I pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka përgëzuar zjarrfikësit angazhimin e jashtëzakonshëm, të cilët, përkundër numri të pamjaftueshëm, po e bëjnë maksimumin në shuarjen e zjarreve.
“Apeloj te të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre fushore dhe zjarre të tjera që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për qytetarët dhe ekonomitë familjare. Prona private dhe ajo shtetërore duhet të mbrohet. Inicimi i zjarreve është i sanksionuar dhe organet e drejtësisë dhe me kompetencën ligjore veprojnë ndaj të gjithë atyre që janë shkaktues të zjarrit. Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës është i vazhdueshëm dhe ata janë në terren për të identifikuar çdo përhapje të zjarrit dhe shkaktarët. Ju lutem të jeni të kujdesshëm, që të mos bëni veprime të cilat mund ta rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve, sepse zjarret përpos shkatërrimit dhe dëmtimit material që bëjnë, ato janë edhe rrezik për jetë”, ka thënë kryetari Haziri.
Haziri, me këtë rast, ka kërkuar nga niveli qendror që të zgjidhet problemi i zjarrfikësve vullnetarë. /21Media
Haziri, me këtë rast, ka kërkuar nga niveli qendror që të zgjidhet problemi i zjarrfikësve vullnetarë. /21Media

LAJMI TJETËR →
UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Më të fundit
Të gjitha →
Showbiz
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
1 orë më parë

Lajm i perditesuar
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
3 orë më parë

Rajoni
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
3 orë më parë

Të tjera
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
4 orë më parë





