Zjarrfikësit s’e dinë statusin e tyre, para 17 vitesh është pranuar zjarrfikësi i fundit

 

Komandati i zjarrfikësve të Prishtinës, Latif Zeka sot deklaroi se shteti dhe pushteti zjarrfikësit i ka lënë në pozitë të palakmueshme. Ai në “Për Ditë të Mbarë” të RTV21 tha se nuk e dinë statusin e tyre, se kujt i përkasin.

Ai tha se premtime po marrin, por sipas tij, qe 9 vjet çdo herë kur është tentuar të zgjidhej problemi i  zjarrfikësve, ka rënë qeveria, shkruan rtv21.tv

Zeka u shpreh se komuna e Prishtinës duhet t’i ketë së paku 200 zjarrfikës. “Na dita-ditës po vimi vetëm tu u zvogëlue, jemi 93 zjarrfikësa. Ai tutje bëri të ditur se zjarrfikësi i fundit është pranuar para 17 vitesh./21Media

Back to top button