Zjarri djeg banesën në Vlorë
Një banesë përfshihet nga flakët në lagjen Çole në Vlorë pranë zonës të njohur si tek pallatet e Gorishtit.
Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz, por dëmet materiale vlerësohen të jenë të shumta.
Pronarët e banesës kanë qenë jashtë në momentet që kanë rënë flakët.
“Sot, rreth orës 18:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit L. T, në katin e 4-të, të një pallati, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.” – njofton policia.
Momentalisht dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike.
Ndërkohë, dy zjarrfikëse dhe policia e qarkut kanë shkuar në vendngjarje.