Zjarri lë mbi 600 të pastrehë në Rusi

Të paktën një person ka vdekur dhe më shumë se 600 të tjerë mbetën të pastrehë pas zjarreve në rajonin Sverdlovsk të Rusisë. Zjarret kanë prekur gjashtë vendbanime në rajon.

Më shumë se 110 prona janë përfshirë nga zjarret në fshatin Sosva.

Flakët atje ishin përhapur në një sipërfaqe prej më shumë se 9 mijë metrash katrorë.

Dyqind njerëz u evakuuan nga një koloni penale e vendosur aty pranë, e cila gjithashtu mori flakë.

Në zonë u shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe hetuesit hapën çështje penale për pakujdesi dhe vdekje nga pakujdesia. Vendi i zjarrit ndodhet rreth 1400 kilometra në lindje të Moskës./21Media

Back to top button