Zjarri në ishullin e Sazanit, Meta kërkon ndihmë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën e përhapjes së vatrave të zjarreve.
Me qëllim parandalimin e përhapjes së vatrave të zjarrit, që sipas tij të mos përsëritet situata si në verën e kaluar, Meta kërkon angazhimin e plotë të strukturave vendore dhe qendrore për lokalizimin dhe fikjen e tyre në kohë sa më të shkurtër.

“Duke vlerësuar parashikimet e Institutit të Gjeoshkencës për një verë të nxehtë, me temperatura shumë të larta, bëj thirrje për vënien në gadishmëri të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme dhe Bashkive në të gjithë Shqipërinë, për mbrojten civile, sidomos për angazhimin e flotës ajrore, për ndërhyrjen nga ajri për fikjen e vatrave të zjarrit në zona ku është e pamundur ndërhyrja në rrugë tokësore, siç është rasti i Ishullit të Sazanit.Njëherazi i nxis strukturat e pushtetit vendor për shtimin e vrojtuesve për të informuar në kohë dhe mbajtjen në gadishmëri të strukturave operacionale, për ndërhyrje të menjëhershme në përballimin e situatave të zjarrit gjatë muajve të verës”, ka shkruar ndër tjera Meta në Facebook.
Zjarri në ishullin e Sazanit vijon duke djegur pyllin me pisha dhe me gjithë ndërhyrjen e FA është e pamundur fikja, ndërsa kërkohet ndërhyrja nga ajri./21Media
Back to top button