Zjarri në Kosova A, KEK: S’ka vend për shqetësim, zjarri ka nodhur jashtë njësisë A4

(Lajm i përditësuar)
Zjarri në Kosova A, KEK: S’ka vend për shqetësim, zjarri ka nodhur jashtë njësisë A
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka dal me njoftim pas raportimeve për eksplodim në të një kazani në Termocentralin Kosova A, Blloku A4.
KEK njofton opinionin se nuk ka vend për shqetësim në lidhje me operimin dhe sigurinë në njësitë e TC Kosova A.
“Njësia A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve, dhe është çkyçur nga puna në mënyrë të rregullt. Ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar që nga momenti i ndaljes së njësisë dhe po punojnë për sanimin e gjendjes, me qëllim që njësia të kthehet në operim sa më shpejt. Zjarri i raportuar në media ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe I njëjti është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit.”, thuhet në njoftim.
“Korporata Energjetike e Kosovës fton të gjitha mediat dhe palët e interesit që në raste të tilla të kërkojnë informacione zyrtare nga KEK, për të evituar krijimin e panikut përmes lajmeve të pavërteta. Kjo është e rëndësishme për të siguruar që opinioni publik të jetë i informuar saktë.”, thuhet në njoftim.
Shala thotë se ka eksploduar një kazan në Termocentralin Kosova A, flasin nga KEK-u
Deputeti i PDK-së Ferat Shala, përmes një postimi në Facebook se ka shpërthyer një kazan në Termocentralin Kosova A, Blloku A4.
“Eksplodim i kazanit “bojleri i Albinit”, në Termocentralin Kosova A, Blloku A4. Kjo i shkon për shtati mafisë energjetike, sepse tash na duhet import i energjisë!”, ka shkruar ai në Facebook derisa ka publikuar edhe një video të shpërthimit.
Skënder Bucolli, nga KEK për mediat ka mohuar se ka pasur eksplodim në pjesën që po raportohet, porse tha se ka pasur një djegie jashtë saj, që pritet të funksionalizohet shumë shpejtë.
Sipas tij dëmet janë të vogla dhe të riparueshme.
Lidhur me rastin portali rtv21.tv i ka shkruar policisë edhe është në pritje të përgjigjes./21Media