Zjarri në lokalin e nënkryetares së Zveçanit dyshohet se është i qëllimshëm

Një dyqan i veshjeve në Zveçan, që është pronë e nënkryetares së komunës së Zveçanit, Natasha Timoniq është djegur në ora 00:30 të së premtes.

Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e veriut, Veton Elshani për rtv21 ka thënë se po punojnë për ndriçimin e rastit, por ende nuk ka të dyshuar apo të arrestuar.

“Info të Policisë janë se mbrëmë pak pas mesnatës rreth orës 00:30 ka ndodhë një zjarrëvenie, dyshojmë në zjarrvënie dmth zjarr i qëllimshëm, në një lokal në qendër të Zveçanit. Ky lokal është dëmtuar me dëmë të konsiderueshme materiale. Polica është duke punuar për ndriçimin e rastit”, ka thënë Elshani./RTV21/21Media

Back to top button